Një shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në Itali.
Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Mirjan Cangoja.
Ngjarja bëhet me dije se ndodhi në zonën e Breshias, gjatë mesnatës.
Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me barrierën..
Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend.
Ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin.
Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq ndërroi jetë.