Avokatja Eva Buzo e ka ndërprerë sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.
36-vjeçarja ka ndërprerë notin për shkak të problemeve shëndetësore 10 milje larg Karaburunit.
Avokatja shqiptare kishte paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil.
Aktualisht Buzo ndodhet disa milje larg Karaburunit në det të hapur dhe ekipi që e shoqëron është duke monitoruar gjendjen e saj.
Avokatja 36-vjeçare që jeton në Kanada u shoqërua nga dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.5 metra e vënë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence.