E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Po punonte në një pallat 5-katësh në Bulqizë, punëtori bie nga skela dhe niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

Një punëtor ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa ishte duke punuar. Mësohet se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.

Bëhet me dije se punëtori është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e inspektoriatit kombëtar të punës dhe policia, ku dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. Inspektorët po verifikojnë nëse janë zbatuar kushtet e sigurimit në punë nga ana e kompanisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit