Policia e Shtetit u bën sërish apel qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve online. Në një njoftim për mediat, policia deklaron se ka nisur një fushatë mashtrimi online, ku qytetarëve u dërgohet një mail dhe u vidhen të dhënat.
Puna policore vijon për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve, por autoritetet kërkojnë kujdes.
NJOFTIMI I PLOTË
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.
Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.
Puna policore vijon për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve. Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:
Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është:
Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected].
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike do të japë më shumë informacion rreth kësaj situate, në ditët në vijim./btvnews.al