Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të hënë drejt Brukselit. Sipas axhendës së publikuar nga Këshilli i Evropës, Rama do të takohet me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Mësohet se takimi i 26 Qershorit pritet të mbahet në orën 12:00, por nuk dihet ende nëse do të kenë konferencë për mediat.
Takimi është njoftuar vetë nga zyra e shtypit e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian, por pa dhënë detaje se për çfarë do të diskutohet.
Ndërkohë kryeministri ditën e sotme bëri me dije se i ka dërguar një letër Presidentit të Francës dhe Kancelarit gjerman lidhur me situatën në Kosovë. Po ashtu i bëri me dije se letra i ka shkuar dhe Charles Michel me të cilin do takohet të hënën./btvnews.al