E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Tentoi të kalonte me not kanalin e Otrantos, por përfundoi në reanimacion, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të Buzos

Shqiptarja nga Kanadaja Eva Buzo ka përfunduar në spital gjatë sfidës së saj për të përshkuar me not kanalin e Otrantos e për të mbërritur në Vlorë. 35-vjeçarja është dërguar në reaminacion, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ajo shfaqi probleme në det nga një pickim dhe kripa e tepërt. Si pasojë, u detyrua ta ndërpresë garën.

Mjeku Edmond Breshani, njëherazi dhe shef i Reaminacionit në spitalin e Vlorës ka treguar si paraqitet aktualisht gjendja e Buzos, duke theksuar se ndihet e lodhur.

“Notarja sapo ka mbërritur, ka rreth gjysmë ore që ka dal nga deti. Aktualisht është në gjendje stabël, është pak e lodhur dhe me pak ethe. Por treguesit janë normal, tensioni, pulsi dhe treguesit e tjerë të gjendjes së përgjithshme. Erdhi me dridhje nga ftohti dhe lodhja, edhe nga metabolizmi. Duhet rreth 4 orë që të shohim se si do vazhdojë. Në momentet e para ishte në gjendje lodhje, nuk është se kishte ndonjë problem të madh. Tentoi dhe të flasë, por nuk donim ta lodhnim”, tha ai. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit