Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi dy ndeshjet e radhës në grupin E kualifikues të Euro 2024.
Në ndeshjen e fundit në Ishujt Faroe, Kristjan Asllani shënoi golin e rezultatit 1-2, me mesfushorin e Interit që realizoi nga afro 25 metra.
E majta e elbasanasit u ndal në trekëndëshin e portierit, duke bërë që UEFA edhe në bazë të votave në internet ta shpallë si golin më të bukur të raundit të fundit të Euro 2024.
Realizimi i Asllanit lë pas golin e Saka, Arda Guler dhe Sallai./btvnews.al