Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve për Qarkun Dibër ka ngritur një task-forcë për të ndërprerë lidhjet e paligjshme dhe për ndërprerjen e ujit për debitorët.
Aksioni i cili pritet të shtrihet në të katër bashkitë e këtij Qarku, momentalisht po zhvillohet në Bashkinë e Klosit pasi prej vitesh është akumuluar debi qoftë nga abonentët biznes por edhe ato familjarë.
Drejtuesi i task-forcës për Klosin, Bardhyl Çela tha se puna po vijon prej tri ditësh ku është bërë ndërperja e ujit për debitorët si dhe janë kontrolluar linjat për lidhje të paligjshme. Sipas tij, në këto tri ditë si pasojë e aksionit janë arkëtuar në arkën e ujësjellësit mbi 5 milion lekë të vjetra më shumë. Pas kontrollit të të gjithë abonentëve në qytetin e Klosit aksioni pritet të shtrihet edhe në fshatra.
Të gjithë abonentët që nuk kanë paguar prej kohësh, do tju ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm nëse nuk shlyejnë debinë. /btvnews.al