Jemi mësuar që në zonat urbane të kemi prani të qenëve endacakë, por në Bulqizë ka akoma më shumë.
Në këtë periudhë, rrugët e lagjes së re të qytetit të Bulqizës mbushen jo vetëm me qenë por edhe me lopë të cilat ecin në të njëjtën hapsirë me njerëzit apo makinat.
Ndryshe nga qentë që mund të jenë agresiv ndaj qytetarëve, prania e lopëve përbën rreziqe të tjera.
Qytetarët thonë se ato mund të godasin fëmijët, ose mund të bëhen burim aksidenti pasi kalojnë lirshëm në rrugët e makinave.
Qytetarët shprehen se kjo situatë e krijuar është e papranueshme pasi nuk duhet të lejohen kafshët të qëndrojnë lirshëm në rrugët e qytetit. Ata kërkonë nga pronarët e gjedhëve por edhe institucionet e tjera që të merren masa dhe të mos lejohet më të ndodhë një fenomen i tillë.
Tjetër problematikë vijon të jetë edhe prania e qenëve endacakë, të cilët shpeshherë kanë kafshuar fëmijë e të moshuar. /btvnews.al