Për ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 22 deri në 31 °C, në vendet e ulëta nga 21 deri në 32 °C dhe në vendet malore nga 16 deri në 27 °C.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Lidhur me rrezikun për zjarre, pritet nivel rreziku “I MODERUAR’’ në qarkun e Fierit.
Në qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I ULËT”, por me rrezik të moderuar nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jugperëndim), Tiranë (Jugperëndim) dhe Sarandë./btvnews.al