Një 63-vjeçar, i identifikuar si Lazam Zebi, në Dibër është ndaluar policia, pasi akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një qytetare.
Policia bën me dije se ndjekja ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe pas denoncimit nga viktima është bërë i mundur ndalimi i Zebit
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin L.Z., 63 vjeç, banues në Dibër, pasi është paraqitur në Komisariat një shtetase, e cila ka kallëzuar se 63-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore të gjatë“, sqaron policia./btvnews.al