Instagram më në fund i lejon përdoruesit të shkarkojnë video Reels të postuara nga të tjerët për t’i ndarë ato në rrjete të tjera sociale. R
Ky ndryshim vjen pasi rivali i tij, Tik Tok e ka këtë opsion prej vitesh dhe ka fituar popullaritet sepse njerëzit shohin në platforma të tjera video të shkurtra të shoqëruara me stampën e aplikacionit.
Ata që duan të shkarkojnë Reels, duhet të klikojnë ikonën e Share dhe më pas Download, për ta pasur videon në telefon.
Ky veprim mund të kryhet vetëm për videot e postuara nga llogaritë publike. Ndonëse nuk sqarohet nëse edhe në rastin e Instagram do të ketë një stampë që shoqëron videot, fotot e postuara nga Mosseri tregojnë se do të jetë e pranishme./btvnews.al