Shumë prej nesh kanë qindra, nëse jo mijëra, fotografi të ruajtura në iPhone, iPad dhe Mac, por disa nga ato fotografi mund të zhduken brenda muajit të ardhshëm pasi Apple do të mbyllë “My Photo Stream”.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Apple “My Photo Stream” do të mbyllet plotësisht më 26 Korrik.
Por si t’i ruani fotot tuaja?
Këto janë disa hapa të thjeshtë se si fotot tuaja nuk do të zhduken. Te aplikacioni i “Photos” hapni “Albums”, më pas shtypni “My Photo Stream”, selektoni fotot që dëshironi të ruani në telefon, tek “Share” më pas shtypni “Save”./btvnews.al