E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Përfundoi misionin diplomatik në Tiranë, stafi i ambasadës mesazh lamtumire për Yuri Kim

Stafi i ambasadës së SHBA në Tiranë i ka dhënë lamtumirën ambasadores Yuri Kim pas përfundimit të detyrës në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada e SHBA në Tiranë shkruan se “stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë”.

Stafi i dhuroi ambasadores Yuri Kim një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga ushtrimi i detyrës së saj përgjatë 3 vitesh e gjysmë në Shqipëri.

“Lamtumirë Ambasadore Kim! Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t’i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC. Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës“, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit