Policia e Kosovës ka njoftuar se nga përmbytjet masive në qytetin e Pejës kanë humbur jetën dy persona.
Policia bën me dije se viktima të vërshimeve të ujërave kanë mbetur një nënë bashkë me fëmijën e saj të mitur.
Sipas autoriteteve, fëmija ka humbur jetën i pari dhe pas kërkimeve është gjetur pa shenja jete edhe nëna në lagjen ‘Asllan Qeshme’.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur.
Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tё datës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, njofton policia./btvnews.al