E martë, 26 Nëntor, 2024

Priste dru në mënyrë të paligjshme në pyll, nisin hetimet për një person në Dibër

Policia e Dibrës njofton se ka nisur hetimet në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale D.K., pasi akuzohet se ka prerë dru në pyll në mënyrë të paligjshme.

U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin D.K., pasi është konstatuar duke transportuar lëndë drusore, e prerë në mënyrë të paligjshme“, sqarojnë uniformat blu.

Lidhur me këtë ngjarje, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit