Një punëtor i aksidentuar ka zbuluar punësimin e paligjshëm në Bulqizë. Policia sqaron se punëtori me iniciale D.D. është rrëzuar nga karroceria dhe ka mbetur i plagosur, por atij nuk iu dha ndihma e shpejtë nga shoferi apo administratori i frimës.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, policia sqaron se ka proceduar shoferin dhe administratorin pasi nuk kishte siguruar punëtorin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit: K.K., 31 vjeç, dhe E.K., 56 vjeç, banues në Maqellarë.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, me datë 23.06.2023, është rrëzuar nga karroceria e një kamionçine dhe ka mbetur i dëmtuar shtetasi D.D.(punëtor).
Shtetasi E.K., duke qenë shofer i automjetit kamionçinë, është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, ndësa shtetasi K.K., ka punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasin D.D“, njofton policia e Bulqizë./btvnews.al