E premte, 24 Janar, 2025

FOTO – Zbulohet pajisja 400 dollarëshe që u instalua në gotë kafeje dhe i kushtoi karrierën Safet Gjicit

Alma Kaçi, 40 vjeçarja e cila filmoi Safet Gjicin teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrë ka arritur të regjistrojë gjithçka me anë të një pajisje, e cila ishte e instaluar në një gotë kafeje.

Në seancën gjyqësore, ajo ka treguar të gjithë mënyrën se si arriti që të fute në kuth Gjicin. Në internet mund të gjendet kollaj dhe pajisja që është përdorur nga 40-vjeçarja.

Kamera e fshehtë është në brendësi të kapakut të gotës plastike, në të cilën zakonisht shërbehen pijet e nxehta. Duke qene se Safet GJici ishte shumë i kujdesshëm dhe se nuk lejonte njeri në zyrë me çanta apo me celularë, pajisja e filmimit ishte vendosur në gotën plastike.

Sipas kërkimeve në internet, pajisja kushton 400 dollarë dhe i kushtoi Safet Gjicit karrierën dhe qelinë e burgut./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit