E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kry”, mesazhi i Luiz Ejllit: Atyre që më kanë mbyllur dyert…

Vazhdon të jetë një nga personazhet më të dashur për publikun kohët e fundit, Luiz Ejlli, në një intervistë të fundit me Meriton Mjekiqin, ka kthyer disa përgjigje për të cilat njerëzit bëhen kuriozë.

Para të gjithave Luizi zbuloi nëse Kiara bëhet xheloze tani që ai është në kontakt me vajza gjithë kohës.

“Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kry”. Ky është si mesazh i koduar. Nuk ka përse të jetë xheloze. Është normale se në çift ka xhelozi. Unë jam vetë natyrë ngacmuese, e ngacmoj i them u lodha mbrëmë por jo nga koncerti po na erdhën disa balerina. Filloj duke e ngacmuar, por ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj. Nuk dua të pështyj atje ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë dhe e fitova. Nuk kam përse e çoj dëm gjithë atë kohë, përkushtim dhe vëmendje.”

“Në kuadër të Dashurisë” është filmi që do të sjellë Luizin dhe Oltën si burrë dhe grua dhe që mezi po pritet nga fansat e tyre.

“Filmi është komedi. Besoj se do të pritet mirë. Unë jam një djalë i thjeshtë që bën një punë normale, kurse familja e nuses janë të ashtuquajturit familja elitë, model. Kështu unë kam një mosbarazi me to dhe kjo bëhet shkak që të ndahem. Xhirimet kanë filluar dhe do të përfundojnë me 15 korrik.”

Ndërsa në lidhje me kolegët dhe showbiz-in që është bërë pjesë së fundmi ai u shpreh:

“Njerëzve që më kanë mbyllur derën, që më kanë shfrytëzuar dhe që kanë hedhur edhe baltë mbi mua iu uroj jetë të gjatë që të shohin sukseset e mia. Ka shumë artistë që janë investuar në muzikë mbi 10 vite dhe shohin që jam unë më i preferuar për 4 muaj e gjysmë edhe unë të isha në vend të tyre, të jemi realistë ky është biznes e ke një lloj mllefi, një lloj xhelozie dhe nuk i fajësoj. Ama a kam arritur të kuptoj se kush më do me të vërtetë nga këta artistë? Po.”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit