Alban Beqiri kaloi në turin e tretë të Lojërave Europiane që po zhvillohen në Poloni. Boksieri shqiptar i peshës deri 71 kilogramë mundi mbrëmjen e së dielës sllovenin Dejan Leburic me rezultatin 4 – 1. Beqiri nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim fitoren, duke zotëruar në ring.
28-vjeçarit shqiptar tani do të përballet me lituanezin Aleksandr Trofimcuk të martën në duelin që vlen për një vend në fazën çerekfinale. Nëse kalon me sukses këtë sfidë e pret fituesi i përballjes mes danezit Nikolai Terteryan dhe italianit Salvatore Cavallaro.
Alban Beqiri suksesin më të madh në karrierë e ka në Botërorin e 2021 në Beograd ku mori medaljen e bronzit, ndërsa renditjen më të mirë në Lojërat Europiane e ka në vitin 2019 në Minks ku e mbylli në vendin e nëntë.