E premte, 24 Janar, 2025

Takimi me Presidentin e KE, Rama: Diskutuam për situatën në Kosovë, shtensionimi duhet menjëherë

Kryeministri Edi Rama pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian ka zbuluar detaje nga biseda që ka pasur me të.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruar se bashkë me Charles Michel kanë diskutuar për lirimin e 3 policëve të Kosovës dhe e konsiderojnë një ë lajm të mirë, edhe pse i vonuar.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar”!

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, sipas Ramës, tani është i domosdoshëm shtensioni i menjëhershëm i situatës.

“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, shton më tej Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit