E premte, 24 Janar, 2025

VIDEO – Yuri Kim mesazh lamtumire shqiptarëve: Më pritët me bukë, kripë e zemër

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, është në ditët e fundit të qëndrimit të saj si diplomate, pasi e pret një detyrë e re në Washtington.

Me anë të një mesazhi në mediat sociale, Kim falenderon shqiptarët për mikëpritjen dhe thotë se ka vizituar të gjitha qytetet dhe kudo është pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë.

“Duke u larguar pas tre vite e gjysmë në Shqipërinë e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë.

Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim”, shkruan Yuri Kim në mediat sociale.

Kim ditët e fundit po i shfrytëzon për takimet lamtumire, ku është takuar me krerët e shtetit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit