Policia italiane ka vënë në pranga 39-vjeçarin shqiptar, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të drogës.
Sipas mediave vendase, 39-vjeçari është ndaluar në një stacion, pas kontrolleve të kryera nga policia hekurudhore.
Shqiptari është nën hetim nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Bolonjës, pasi kishte blerë dhe importuar nga Belgjika, në gusht 2020, rreth 28 kilogramë kokainë të destinuara për t’u rishitur me pakicë në tregjet e Romagna-s.
Bëhet fjalë për një furnizim droge ku i përfshirë theksohet se është edhe ish-deputeti italian Gianluca Pini.
Tashmë shqiptari që ra në prangat e policisë në Itali, është transferuar në burgun e Fuornit dhe pritet të dalë para gjykatës./btvnews.al