Dashi- Ne përgjithësi lidhja juaj do jete e qëndrueshme dhe nuk priten probleme te mëdha. Mos neglizhoni asgjë qe do iu thotë ai. Beqaret do jene me te privilegjuar se te tjerët dhe do përjetojnë emocione pa fund.
Demi- Dashuria do shkoje shume mire sot dhe ju nuk do keni asnjë ankese për partnerin. Disa qe kane shume kohe bashke do mendojnë ta zgjerojnë familjen e tyre te re.
Binjaket- Respektojeni mendimin dhe fjalën e atij qe keni ne krah sot dhe do e shihni qe marrëdhënia juaj do shkoje ne rrugën e duhur. Nga ana tjetër edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me mire.
Gaforrja- Do jeni te gatshëm te provoni edhe eksperienca te reja sot me atë qe keni ne krah vetëm e vetëm qe te ndiheni me mire dhe emocionet te jene me te fuqishme. Beqaret do flirtojnë mjaft me disa persona qe do kenë pranë.
Luani– Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jene e ngrohte dhe aspak problematike. Për çdo gjë do flisni me qetësi dhe kujdes. Për beqaret priten takime te rëndësishme dhe mjaft emocionuese.
Virgjeresha– Klima për jetën tuaj ne çift do jete e qete. Mars do jete planeti qe do iu beje te tregoheni me te matur me fjalët dhe me te kuptueshëm përkundrejt partnerit. Beqaret nga ana tjetër do kenë surpriza te këndshme te përgatitura nga miqtë.
Peshorja- Jeta sentimentale e qifteve do jete mjaft e qëndrueshme edhe pse kohet e fundit debatet kishin pushtuar marrëdhënien e tyre. Do falni, por do dini edhe te kërkoni falje.
Akrepi- Gjate kësaj dite mund te lindin disa mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah dhe kjo për shkak te kokëfortësisë suaj te tepruar. Beni kujdes! Për beqaret mund te ndodhe gjithçka.
Shigjetari– Dite me e bukur sesa mendohej, kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje me mire sesa parashikohej sepse si ju ashtu edhe partneri do toleroni mjaft.
Bricjapi- Jupiteri do jete planeti qe do merret me jetën tuaj ne çift sot. Ai do iu ndihmoje t’i zgjidhni me qetësi dhe maturi te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe ta shihni me poiztivem te ardhëm se bashku.
Ujori- Klima për jetën tuaj ne çift do jete mjaft e ngrohte sot. Nuk do mbani inate me njeri-tjetrin dhe kjo do iu beje te jetoni qetësisht çdo moment se bashku. Beqaret do ia lënë çdo gjë kohës dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje.
Peshqit– Dite e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te shumta dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Beqaret do kenë takime, mbase edhe dashuri me shikim te pare./btvnews.al