Një grua nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani. Kështu mori vendim Gjykata e Qarkut në Verden.
25-vjeçarja, në Gushtin e vitit të kaluar e kishte larë vajzën e saj me ujë shumë të nxehtë aq sa ajo pësoi djegie me rrezik për jetën.
Gruaja nuk e kishte dërguar të bijën fare te mjeku, për shkak se nuk kishte sigurim shëndetësor.
E reja kishte frikë se nuk do të mund t’i përballonte shpenzimet, shkruajnë mediat gjermane.
Sipas gjykatës, ajo nuk e kishte trajtuar fëmijën në mënyrë të përshtatshme. Gruaja e kishte lyer me krem dhe e kishte fashuar katërvjeçaren.
Vajza vdiq 12 ditë pasi ishte përvëluar. E pandehura gjatë gjykimit tha se e ka kuptuar shumë vonë që uji ishte shumë i nxehtë.
Gruaja ka pretenduar se plagët janë shkaktuar nga vetë vajza./Klan Kosova