Tashmë që të gjitha rezultatet e Maturës Shtetërore janë publikuar, nxënësit që kërkojnë kopjen e testit mund ta marrin atë.
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi, bën të ditur se të gjithë maturatët që janë të interesuar për të parë kopjen e testit të tyre, mund ta marrin këtë shërbim në platformën e-Albania.
Aplikimi për të marrë kopjen e testit, mund të bëhet brenda ditës së nesërme nga ora 08:00 deri në orën 16:00 në këtë link (KLIKO KËTU).
Nëse maturantët konstatojnë gabime në korrigjim, ata mund të drejtohen në shkollën e tyre për të ndjekur procedurat për rivlerësimin e testit në datën 3 Korrik 2023.
“Në zbatim të rregullores së re të Maturës Shtetërore, nëse maturantët konstatojnë gabime në korrigjim, ata mund të drejtohen në shkollën e tyre për të ndjekur procedurat për rivlerësimin e testit në datën 3 Korrik 2023”, shkruan ministrja Evis Kushi./btvnews.al