E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Librazhd, u mor nga rrjedha e ujit, humb jetën roja i kanalit vaditës

Një 52 vjeçar ka humbur jetën pasi e mori rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht.

Mësohet se viktima, banues në fshatin Letëm, ishte roje këtij kanali vaditës.


Njoftimi i policisë:

Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin Sh. L., 52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit