Atletja Luiza Gega foli për garat e fundit ku arriti të triumfonte si dhe për objektivat e saj për të ardhmen. Gega tha se ka objektiva që të marrë medlja en ë Lojërat Olimpike që do të zhvillohen vitin e ardshëm.
“Më shumë se 70% të garës kam garuar vetëm, do të thotë që jam sportistja më e mirë Europiane, jam e kënaqur me arritjet e mia.
Nuk jam mësuar të garoj paradite dhe nuk jap më të mirën, por e përballova mirë. Më presin gara të tjera, fokusi i madh është në Kampionatin Botëror.
Koha ka qenë e ftohtë dhe nuk më ka lejuar që të stërvitem si duhet. Vitin tjetër janë Lojërat Olimpike dhe do mundohem të jap më të mirën.
Ëndërroj dhe po punoj fort për të marrë një medalje, janë të arritshme, çdo është e mundur. Do mundohem fort për t’ia dalë“, tha Gega për Panorama TV./btvnews.al