E enjte, 28 Nëntor, 2024

Presidenti i Këshillit Kombëtar i Austrisë në Kuvendin e Shqipërisë, mesazhi i Sobotkas: Marrëdhënia jonë, e gjatë dhe qëndrueshme

Presidenti i Këshillit Kombëtar i Austrisë Wolfgang Sobotka, ka mbërritur këtë të hënë në Shqipëri, ku ka marrë pjesë edhe në një seancë të posaçme në Kuvend.

“Ndër partnerët më të ngushtë të Shqipërisë, i cili ka ardhur tre herë në 5 vite në Kuvendin tonë”, tha ndër të të tjera kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla në nisje të fjalës së saj.

Sobotka gjatë fjalës së tij u shpreh se marrëdhënia mes dy vende është mjaft solide dhe se do të vijojë edhe në të ardhmen të jetë po kaq e ngushtë.

“Marrëdhëniet e dy vendeve janë të gjata dhe të qëndrueshme. Vitin e kaluar kishim grupin e miqësisë nga parlamenti këtu te ju dhe sollën me vete vetëm përshtypje të mira nga vendi juaj. Ne e kemi të qartë që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE”, u shpreh ai ndër të tjera.

Sa i takon tensioneve ne Veri të Kosovës, ai u shpreh: Na duhet kompromisi, të flasim me njëri-tjetrin dhe ta përballojmë me konflikt dhe jo me dhunë këtë proces.

Ndërkohë tha se sa i përket lirisë së fjalës në vendin tonë, ka ende punë për të kapërcyer problematikat.

“Ka pak proces për të bërë bë këtë fushë”, tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit