E premte, 29 Nëntor, 2024

“Tradhtinë e Pique e mësova nga mediat kur babain e kisha në…”, Shakira flet hapur 1 vit pas ndarjes nga Pique

Më shumë se një vit nga ndarja nga Pique, këngëtara me famë ndërkombëtare Shakira ka folur për herë të parë për këtë temë. Në një intervistë për revistën “People en Español”, ajo zbulon se tradhtinë e ka zbuluar nga mediat, në një peiudhë të vështirë të jetës së saj.

Shakira tregon se mësoi tradhtinë e Pique menjëherë pasi babai i saj 91 vjeç, William Mebarak Chadid, u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një aksidenti.

“Gjithçka ndodhi menjëherë. Mësova përmes medias se isha tradhtuar, ndërsa babai im ndodhej në terapi intensive. Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të” tregoi ajo.

Mes të tjerash, Shakira foli për të gjitha përjetimet e saj në momentet kur mori vesh për tradhtinë e Pique.

“Kam kaluar mohim, inat, dhimbje, pranim, pikëllim, shpresë, mashtrim, shpresë, emocione. Kaq shumë emocione dhe ndjenja që herë pas here duken të përziera, që dukej se nuk mund të bashkëjetonin brenda meje“, vijon rrëfimin Shakira./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit