E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

U pyet për dasmën, Arbana Osmani refuzon të përgjigjet!

Tërësisht private dhe larg vëmendjes së të gjithëve ishte festa e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt në Toskanë. Veç një fotoje që postoi vetë moderatorja, pak detaje dolën nga dasma e shumëpërfolur. Por moderatorja e ka ndarë mendjen që të mos flasë më për dasmën dhe këtë e ka bërë edhe së fundi në Suharekë, e ftuar për të drejtuar një koncert.

Pyetjeve të shpejta për dasmën në Toskanë dhe për detajet e saj, Arbana refuzoi t’u përgjigjej, madje ajo tha se në këtë vend nuk ishte për të folur për dasmën e saj.

Ajo tha se kanë qenë ditë shumë të bukura, të mbushura me plot emocione, por refuzoi të fliste për ceremoninë e martesës. “Ne nuk jemi këtu për të folur për dasmën”,- tha Arbana që këmbëngul deri në fund për të mos i dhënë vëmendje ditës së saj më të rëndësishme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit