Është mbledhur ditën e hënë keshilli bashkiak i Bulqizes, i dale nga zgjedhjet vendore te 14 majit. Ne konstituimin e ketij keshilli mori pjese edhe Zv kryeministra e Shqiperise Belinda Balluku dhe prefekti i qarkut Diber Nexhbedin Shehu.
Keshilli i ri bashkiak Bulqize ka nje perberje prej 21 anetaresh te ndare ne, 9 anetare partia socialiste, 3 anetare nga kualicioni “Bashkë Fitojmë” dhe 9 anetare te tjere jane perfaqesues te subjekteve te tjera.
Ne fillim u grit komisioni i mandateve i cili beri vleresimin e mandateve te 21 keshilltareve qe formojne kete keshill. Me pas u kalua ne propozimet per kryetarin e keshillit bashkiak, nga ku dolen dy kanditatura, Shaqir Manjani I propozuar nga opozita dhe Arben Çupi i propozuar nga pozita.
Ne perfundim te votimit detyren e kryetarit te keshillit bashkiak e fitoi perfaqesuesi i Partise Socialiste Arben Çupi me 12 vota. Ne kete mbledhje u votua edhe per keshilltaret qe do te perfaqesojne Bulqizen, si anetare te keshillit te qarkut Diber.
Me pas drejtimin e mbledhjes e mori kryetari i ri i keshillit Arben Çupi, i cili lexoi vendimin e Gjykates per shpalljen e vlefshmerise se mandatit te kryetares dhe formulen e betimit per kryetaren e re te bashkise Bulqize Festime Mjeshtri, e cila ne zgjedhjet e 14 mait u shpall fituese me 60.20% te votave.
Pas betimit, kryetares se re ju vendos shiriti i kryetarit, duke u vendosur ne krye te kesaj Bashkie per kater vjecarin qe vjen, e cila eshte e para kryetare femer qe do te drejtoje bashkine.
Me kete rast ajo pershendeti banoret e Bulqizes dhe tha se do të jetë transparente për të gjitha premtimet e saj gjatë fushatës dhe se stafi i bashkisë Bulqize do të jetë në sherbim të gjithë banorëve të Bulqizes./btvnews.al