E enjte, 28 Nëntor, 2024

VIDEO – Vijon tradita, therja e kurbanëve në teqetë e fshatit Kocaj në Fushë-Bulqizë

Dhjetra besimtarë bektashinj janë mbledhur këtë të Martë në fshatin Koçaj të Fushë Bulqizës për të therur kurban me rastin e festës së Kurban Bajramit e cila kremtohet ditën e Mërkurë.

Besimtarët u grumbulluan pranë teqeve të këtij fshati ku sipas mundësive ekonomike ata therën kurban, mishin e të cilëve e dhanë për familjet në nevojë, duke plotësuar një rit të këtij besimi.

Pjesmarrësit në këtë ditë të shënuar kishin ardhur nga vende të ndryshme pasi janë larguar nga zona për një jetë më të mirë. Përveç ndarjes së mishit të kurbanëve sipas rregullave, ata uruan edhe njëri – tjetrin për mbarësi në jetët dhe familjet e tyre.

Therja e Kurbanit është një ritual i përvitshëm në zonat e Bulqizës, ku të gjithë ata që kanë mundësi ekonomike japin nga pasuria e tyre nërpmjet faljes së mishit për familjet në nevojë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit