Policia spanjolle ka zhvilluar një operacion anti-drogë dhe ka vënë pranga dy shqiparë, të cilët janë kapur duke kultivuar lëndë narkotike.
Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë kontrolleve, autoritetet zbuluan një banesë dykatëshe që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Sipas policia krimi i organizuar është fokusuar rreth biznesit të marijuanës duke e kthyer zonën në një vend të rrezikshëm dhe të dominuar nga bandat.
“Kur është një biznes që gjeneron kaq shumë para, organizatat kriminale fokusohen këtu,” tha Antoni Salleras, shefi i njësisë së krimit të organizuar të policisë katalanase.
Tashmë shqiptarët e arrestuar janë në paraburgim dhe po hetohet nëse ata kanë lidhje me persona të tjerë që trafikojnë drogë në atë zonë./btvnews.al