E premte, 29 Nëntor, 2024

“Beqarët do të kenë fat”, mësoni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme

Dashi- Ata qe jane ne nje lidhje do mendojne t’i cojne gjerat edhe me tej. Mund te planifikojne sot fejesa apo edhe martesa. Pritet nje periudhe e mrekullueshme. Beqaret do kene flirte dhe takime me shumice por qe asnjera nuk do te kete te ardhme.

Demi- Klima per jeten sentimentale ka rrezik te jete pak e turbullt. Meqe nuk do arrini sot te vendosni qendrueshmeri ne cift, mundohuni te pakten te ruani komunikimin. Beqaret duhet te bejne durim persa i perket jetes sentimentale.

Binjakët- Ambienti ne jeten ne cift do jete i ngrohte dhe i mbrojtur nga planetet. Do ndiheni mire prane atij qe dashuroni dhe do flisni hapur per gjithcka. Beqaret duhet t’i njohin mire personat qe do takojne para se te fillojne aventura.

Gaforrja- Edhe pse do keni disa mosmarreveshje te vogla ne mengjes me partnerin tuaj, gjerat do stabilizohen me vone. Do kaloni edhe disa caste romantike. Beqaret duhet te pranojne ftesen per te shkuar ne nje feste. Atje do takojne persona interesante dhe qe ia vlen te krijosh nje lidhje. Saturni do favorizojne financat. Per disa mund te kete edhe permiresime te ndjeshme.

Luani- Sot per ata qe jane ne nje lidhje, do jete nje nga ditet me te bukura dhe me me fat. Mundohuni ta shfrytezoni sa me shume te mundni dhe t’i shprehni ndjenjat. Beqaret do kene fat.

Virgjëresha- Nen ndikimin e Marsit do perballeni me disa situata te sikletshme ju qe jeni ne cift. Gjithsesi mos u shqetesoni sepse do i kaloni pa problem ato dhe ne mbremje do te rindizet pasioni.

Peshorja- Ju qe jeni ne cift duhet te perfitoni nga kjo dite e bukur per dashurine. Qendroni sa me shume kohe bashke dhe shkembeni puthje pafund. Beqaret do jene gjithe kohes te rrethuar nge njerezit sot, por asnjeri prej tyre nuk do mund t’ua fitoje zemren.

Akrepi- Sektori i dashurise do marre bekimin e yjeve sot. Te gjitha konfliktet do te zgjidhen dhe ju do vendosni baza me te forta ne lidhjen tuaj. Per beqaret ka mundesi qe nje shoqeri e vjeter te kthehet ne dicka me teper.

Shigjetari– Dite pozitive per jeten tuaj ne cift. Edhe ata qe kane qene larg njeri-tjetrit do te afrohen dhe do e shtojne bashkepunimin. Ka ardhur momenti te beni edhe plane per te ardhmen.

Bricjapi- Gjerat do shkojne mire ne planin sentimental per ciftet. Kujdes, nese filloni te flisni per cdo gje tjeter pervec dashurise ai edhe mund te merzitet. Tregohuni te matur!

Ujori- Jeta juaj ne cift do influencohet mjaft nga planetet sot. Ata do iu sjellin gezim dhe emocione. beni vetem kujdes qe seksualiteti te mos dale mbi ndjenjat.

Peshqit- Jeta juaj ne cift do jete shume e qete gjate kesaj dite. Do rivendosni bashkepunimin dhe gezimi do iu pushtoje. Do jete nje nga ditet qe keni enderruar. Per beqaret do favorizohen dashurite platonike, por jo ato reale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit