E premte, 29 Nëntor, 2024

Bëri 15 vite burg kot, fiton pafajësinë 41-vjeçari shqiptar i arrestuar për drogë

Pas 15 viteve burg, një shqiptar i arrestuar në vitin 2008 për trafik droge në Itali është shpallur i pafajshëm, raporton media italiane.

41-vjeçari shqiptar u arrestua në shtator të vitit 2008 nga Guardia di Finanza, akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës. Bashkë me të janë arrestuar edhe tre bashkatdhetar të tjerë, për trafik droge.

Në një seancë të mbajtur ditët e fundit në Rimini për të rigjykuar çështjen, gjyqtarët shpallën të pafajshëm shqiptarin dhe e liruan nga akuzat e trafikut të drogës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit