Presidenti amerikan Joe Biden, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin është bërë “i padëshiruar” në mbarë botën. Megjithatë ai ka theksuar se Putini është dobësuar nga ngjarjet e fundit sidomos pas përplasjes kreu e “Eagner”, Yevgeny Prigozhin.
Në një komunikim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara se të nisej për në Çikago, Biden tha se Putini po e humb luftën në Ukrainë,.
Presidenti amerikan gjithashtu shtoi se SHBA dhe NATO nuk ishin të përfshirë në kryengritjen jetëshkurtër të grupit paraushtarak “Wagner” në Rusi.