Një pikturë e artistit austriak Gustav Klimt, e cila gjithmonë ka ngjallur interes tek koleksionistët është bërë vepra e artit e shitur më shtrenjtë në historinë e ankandeve në Europë.
E titulluar, “Gruaja me freskuese” u shit për 99 milionë Euro nga shtëpia britanike e ankandeve Sothebis.
Vlerës fillestare të veprës së vitit 1917 iu shtuan për 10 minuta mbi 20 milionë Euro nga të pranishmit.
Deri tani identiteti i blerësit nuk është bërë ende me dije, pas ka dashur që të qëndrojë anonim.
Para se të shitej kjo veprër, piktura më e shtrenjtë deri më sot në ankande, konsiderohej “Liqeni me zambakë” i artistit francez që u shit në 2008-ën për 73.5 milionë Euro./btvnews.al