Që kur ishin banorë të shtëpisë së BBV Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri kishin një marrëdhënie të komplikuar me njëri- tjetrin, ku herë shiheshin të afërt dhe herë konfliktoheshin deri në ofendime dhe sharje.
Mesa duket një marrëdhënie e ngjashme ka vijuar edhe jashtë, pasi dy banorët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Duket se Maestro nuk e ka “falur” Luizin për kurthin që i ngriti brenda shtëpisë, ku pas kurthit të ngritur nga Luizi duke futur në tualet Kristin dhe Maestron, ky i fundit u penalizua.
Pas përfundimit të lojës ata vijuan të flisnin jashtë, por duket se marrëdhënia e tyre nuk ka funksionuar dhe ata tashmë nuk flasim me njëri-tjetrin./btvnews.al