E premte, 29 Nëntor, 2024

Temperaturat shkojnë deri në 34°C, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e alpeve dhe relievet malore në verilindje do të ketë edhe vranësira hera-herës deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorogjik Ushtarak, vranësirat në këtë zonë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët por edhe shtrëngata afatshkurtra bashkë me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 16 deri 30°C, në zonat e ulëta 19 deri 34°C  dhe në zonat bregdetare 21 deri 31°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit