Ditën e sotme me qindra besimtarë të rrethit të Bulqizës kanë festuar Kurban Bajramin që nisi me faljen e namazit.
Që prej orës 5 e 30 besimtarët mysliman u mblodhën në sheshin para xhamisë për faljen e namazit.
Riti i faljes u drejtua nga myftiu u Bulqizës, Sejdin Strazimiri, i cili në fjalën e tij para besimtarëve tha se sot është dita më e madhe e vitit, dita që madhërohet emri i Zotit, ndaj dita e Kurban Bajramit është dita e sakrificës së robit për Zotin, ndaj bëhet kurban në këtë ditë.
“Sot është dita kur fëmijët duhet të tregojnë respekt ndaj prindërve dhe më të mëdhenjve, ndaj sot duhet të shtrimë dorën e pajtimit dhe të lëmë pas mëritë“, tha ndër të tjera myftiu./btvnews.al