Mbi 2500 besimtarë mysliman falës sot namazin e Kurban Bajramit në stadiumin “Korabi” të qytetit të Peshkopisë.
Sot është dita ku të gjithë besimtarët i drejtohen xhamive dhe lutem për një të ardhme më të mirë dhe të begatë.
Kjo është kur të gjithë njerëzit lënë pas të gjitha ndasitë dhe bashkohen për t’iu lutur zotit dhe ashtu duhet të jemi dhe në përditshmërinë tonë.
Në fjalën e tij myftiu i Dibrës, Muiz Kurtulla, dha mesazhe paqeje dhe bashkimi. Po ashtu ai bëri thirrje dhe politikës që të japë mesazhe bashkimi dhe jo ndarjeje. /btvnews.al