E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Gjenden mbetje njerëzore pranë nëndetëses Titan

Në pjesët e nëndetëses së vogël të copëtuar, që u nxorën një ditë më parë nga fundi i oqeanit ka edhe mbetje trupash njerëzorë. Konfirmimi vjen nga Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, që i dërguan mbetjet në një laborator për kryerjen e ekspertizës që do të zbulojë se kujt i përkasin ato.

Po ashtu edhe mbetjet e nëndetëses OceanGate, të nxjerra nga thellësitë e Atlantikut nga robotët zhytës, do i nënshtrohen analizave për të zbuluar shkaqet e vërteta të shpërthimit tragjik. Ekspertë të ndryshëm kanë hedhur dyshime se ndonjë e çarë e vogël në sipërfaqen e nëndetëses mund të ketë ndikuar që ajo të shpërthejë në momentin që është gjendur mes presionit tepër të lartë në rritje, gjatë rrugëtimit në thellësitë deri 3 800 metra nën sipërfaqen e oqeanit ku ndodhen mbetjet e Atlantikut.

Shpërthimi i shkaktoi vdekjen e 5 personave, ndër të cilët edhe një miliarder pakistanez dhe i biri 19-vjeçar si dhe vetë drejtori ekzekutiv i kompanisë OceanGate. Ata kishin paguar 250 mijë dollarë biletë për udhëtimin turistik nën oqean tek rrënojat e Titanikut.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit