E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Gjiri i Vlorës do të ‘pushtohet’ nga varkat me vela, për herë të parë garojnë edhe 2 varka shqiptare

Për katër me radhë, Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi.

Ky lajm është bërë me dije nga kreu i qeverisë me anë të një postimi në mediat sociale. Rama shkruan se varkat me vela do të nisen prej 6 Korrikut nga Italia drejt Vlorës dhe do të qëndrojnë në ujërat shqiptarë për 4 ditë me radhë.

Ai shprehet se kjo ngjarje sportive këtë verë mbush 12 edicione dhe zbuloi se për herë të parë do të jenë në garë edhe 2 varka shqiptare.

Një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione, që për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje të veçantë, si ajo e varkave me vela, mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, shkruan kreu i qeverisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit