Një katastrofë mjedisore mund të quhet zjarri në fushen e mbetjeve në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, bëhet me dije se përmasat e zjarrit sa vijnë dhe shtohen.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët dhe zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.
Flakët janë përhapur në gjithë zonën dhe tymi ka mbuluar gjithçka, duke shkaktuar ndotje që shkon deri në breg, ku pushojnë turistët./btvnews.al