Për ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës të shoqëruara me shtrëngata.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 28 °C, në vendet e ulëta: 21 / 29 °C dhe në vendet malore: 14 / 24 °C.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe nuk do të shkaktojë probleme
Sa i përket zjatreve, pritet niveli rrezik “I MODERUR” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier. Në qarqet e tjera pritet niveli rrezik “I ULËT”. Vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Shkodra, Elbasani dhe Vlora. Rreziku pritet tё jetё mё i lartё gjatё ditёs sё sotme./btvnews.al