Këngëtarja ikonë e muzikës Pop, Madonna, ka dalë nga spitali pas një shtrimi urgjent ditën e djeshme, pasi u gjetë në gjendje të rëndë në banesën e saj.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, këngëtarja tani është në shtëpi pas një infeksioni të rëndë bakterial.
Gjendja shëndetësore e yllit të popit është përmirësuar ndjeshëm. Ajo u dërgua në shtëpinë e saj në Nju Jork, me ambulancë private.
Deri më tani askush nuk e ka zbuluar se çfarë e shkaktoi infektimin e saj, por mjekët e vlerësuan gjendjen e saj të rëndë, duke e transferuar në reanimacion për trajtimin e duhur./btvnews.al