E martë, 26 Nëntor, 2024

Vrasja e babë e bir në Shkodër, policia njoftim zyrtar: Ende nuk janë qartësuar rrethanat

Policia e Shkodrës ka sqaruar detaje nga vrasja e dyfishtë që tronditi qytetin pasditen e sotme.

Një një njoftim për mediat, policia bën me dije se vrasja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, po punohet për zbardhjen e këtij krimi të dyfishtë ku mbetën viktimë Gjokë dhe Eduart Gurra, babë e bir.

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje“, është reagimi paraprak i policisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit