Një krim i dyfishtë ka ndodhur në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se viktimat janë babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra.
Deri tani mësohet se mbrëmjen e djeshme viktimave i kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.
Pasditen e sotme, pas njoftimit për ngjarjen ata kishin shkuar për të parë banesën e djegur, por aty i kanë vrarë. Policia ende nuk ka një reagim zyrtar për ngjarjen dhe nuk dihen autorët e këtij krimi të dyfishtë.
Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj, si dhe identifikimin e autorëve./btvnews.al