Një “çantë” dore më e vogël se një kokërr kripë është shitur në ankand për më shumë se 63 mijë Dollarë.
Kjo “çantë” që nuk mund të shihet me sy të lirë, është një vepër arti e një ekipi nga New York dhe bazohet në dizajnin e Louis Vuitton.
Por edhe pse konsiderohet si vepër arti, sërish kishte kritika për blerjen e saj në ankand.
Me përmasa mikroskopikë, grupi krijues MSCHF me bazë në Bruklin pretendon se çanta është mjaft e ngushtë për të kaluar nëpër vrimën e një gjilpëre dhe është më e vogël se një kokërr kripë deti.
Ajo u shit së bashku me një mikroskop të pajisur me një ekran dixhital përmes të cilit mund të shihet çanta./btvnews.al